Masazh kundër ngërçeve të dhimbshme: Lëvizje të thjeshta që sigurisht do ta ndihmojnë beben
Ngërçet e dhimbshme shfaqen më së shpeshti rreth javës së dytë dhe të tretë të jetës së bebes dhe dinë të jenë shumë të dhimbshme.
Edhe pse më së shpeshti zhduken deri në muajin e tretë por, sipas asaj që thonë shumica e prindërve, është një periudhë shumë stresuese kur rrallëherë mund të qetësojnë beben.
Nëse e gjeni veten në situata të këtilla ose jeni duke e kaluar aktualisht këtë fazë, me siguri ndiheni shumë të pafuqishëm por edhe të gatshëm të bëni gjithçka për të ndihmuar beben tuaj, transmeton Telegrafi.
Edhe pse ka shumë preparate të cilat mund të jenë një ndihmesë e madhe, pediatrit theksojnë që mënyra më e mirë dhe më efektive është që t’i bëni masazh të butë stomakut të bebes në mënyrë që zorrët ende të pazhvilluara të relaksohen dhe të punojnë.
Mu për këtë, në rrjetet sociale një pediatre dhe nënë e katër fëmijëve ka treguar teknikën e duhur të masazhit.
Videoja u ndihmoi shumë prindërve dhe e shikuan më shumë se dy milionë herë.
Shihni vetë:
♬ Autumn Leaves – Timothy Cole
Çelësi i gjithçkaje, është të bësh lëvizje në formën e figurës tetë. Ajo lëviz butësisht barkun dhe ijët nga njëra anë në tjetrën dhe fytyra e foshnjës tregon se sa shumë i pëlqen masazhi. Provojeni vetë para se fëmija juaj të flejë, mund t’ju ndihmojë të keni një natë më të qetë. /Telegrafi/