Austria ka njoftuar lehtësimin e masave kundër COVID-19 edhe pse pjesë të tjera të Evropës po futin masa më të ashpra për të luftuar valën e tretë të infeksionit.
Austriakëve do t’iu lehtësojnë masat javën e ardhshme dhe do të shfuqizojnë orën policore si dhe do të hapen shkollat, dyqanet, muzetë, galeritë dhe kopshtet zoologjike.
“Problemi epidemiologjik është i qartë. Do të ishte më e sigurta të qëndrojmë në bllokim,” tha Kancelari Sebastian Kurz në një konferencë shtypi pasi u takua me ekspertë shkencorë, guvernatorë provincë me ndikim dhe parti të opozitës, raporton thelocal.at.
“Por ne e dimë se fëmijët kanë nevojë të kthehen në shkollë, ka nevojë për të bërë gjithçka që është e nevojshme për të mbajtur papunësinë sa më të ulët të jetë e mundur, dhe ka, natyrisht, aspekte ekonomike, sociale dhe psikologjike që duhet të merren në llogari”, shtoi Kurz.
Vetëm studentët e testuar do të jenë në gjendje të ndjekin mësimet dhe të tjerët do të jenë në gjendje t’i ndjekin ato në internet, tha qeveria austriake. /Telegrafi/