Site icon Telegrafi

Masat për protestën e PD-së, 1 mijë punonjës policie në terren, bllokohet qarkullimi në disa rrugë

Rreth 1 mijë punonjës të policisë së shtetit do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës që është paraparë të nisë në orën 16:00.

Prej orëve te para të mëngjesit institucionet e rëndësisë së veçantë janë marrë në ruajtje nga efektivë të gardës së republikës, përfshi Kryeministrinë, para së cilës është vendosur podiumi për folësit e protestës.

Edhe dera e Kryeministrisë është blinduar, ndërsa është bllokuar qarkullimi i mjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët lidhëse pranë Kryeministrisë.

Forcat e policisë janë pajisur edhe me kundra gaz, ndërsa në gatishmëri do të qëndrojnë edhe autobotët me ujë për të shpërndarë protestuesit nëse do të këtë akte dhune.

Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar personat problematikë që do të tentojnë të cenojnë sigurinë publike./abcnews.al/

Exit mobile version