Shefi ekzekutiv i kompanisë Scampa, Kujtim Gjevori kërkon që Qeveria e Kosovës të reagoj shpejtë në ekonomi si masë parandaluese nga rreziku i Coronavirusit.
Gjevori thotë se nëse nuk do të merren hapa konkret, atëherë sipas tij ekziston frika se zinxhiri ekonomik do të dëmtohet e që nuk mund të riparohet për disa dekada.
Ai tregon edhe disa masa se çfarë duhet të ndërmirren për tejkalimin e kësaj situate.
“Nëse bizneseve ju pamundësohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre, punëtorët janë duke e refuzuar punën duke u mbështetur në vendimet e paqarta të qeverisë që po shkakton panikë tek ta, dhe si rezulltat po e refuzojnë punën”, shkruan Gjevori në Facebook. /Telegrafi/