Site icon Telegrafi

Masat mbrojtëse në import, Maqedonia jep sinjal për masë reciprociteti

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, duke folur për masat e fundit mbrojtëse ndaj importeve për pemët dhe primet, ka deklaruar se është masë e përkohshme, e duhet të cilën nuk do ta heq para kohe.

Ai tha se pas këtij vendimi ka pas reagime, derisa përmendi që ka pas një telefonatë nga ministri i Maqedonisë, i cili ka dhënë një sinjal që do të bëjë një masë reciprociteti.

“Por neve na konvenon dhe i tregova edhe ministrit që çfarëdo mase që të ndërmarrin, edhe ne do të ndërmarrim. Ne kemi dëshmi që prodhuesit po dëmtohen”, tha ministri Hasani në emisionin e mëngjesit në RTK.

Sipas tij, nga ky vendim më së shumti përfiton bujku dhe nuk do të heq dorë nga ky vendim.

Të gjitha pemët dhe perimet që hyjnë në Kosovë tani e tutje do të duhet të paguajnë një masë të përkohshme prej 30 për qind të vlerës doganore.

Kjo masë është caktuar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani. Vendimi ka hyrë në fuqi nga datën 18 korrik. /Telegrafi/

Exit mobile version