Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme qeveritare mori vendim që masat shtesë kufizuese duhet të zgjasin prej 18 dhjetorit deri 20 janar.
Qeveria i pranoi rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse që u mbështetën edhe nga Shtabi kryesor koordinativ.
Sipas masave të reja, objektet hotelerike do të mund të punojnë deri në ora 18:00 në vend të orës që ishte deri më tani 21:00, ndërsa objektet tjera (porositë online ose me telefon) mund të punojnë edhe më tej.
Me masat shtesë po ashtu u ndalohet organizimi rreth objekteve fetare gjatë festave fetare dhe masat e reja po ashtu ndalojnë dhënien me qira të shtëpive në vendet turistike./Telegrafi/