Telegrafi

Masat e reja lehtësuese anti-COVID hyjnë në fuqi sot

Masat e reja lehtësuese anti-COVID hyjnë në fuqi nga dita e sotme (23 tetor).

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Masat e reja lehtësuese hyjnë në fuqi nga dita e sotme”, tha ai.

Me vendimin e ri të Qeverisë është zgjatur orari i lëvizjes për qytetarë deri në ora 24:00, kurse nga ora 24:00 deri në ora 05:00 vlen ora policore, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, lehtësime ka pasur edhe për sektorin e gastronomisë, të cilët lejohen të punojnë deri në ora 23:00.

Lexo po ashtu Lehtësohen masat anti-COVID, zgjatet orari i lëvizjes për qytetarë - gastronomia do të punojë deri në orën 23:00

Në vendim thuhet se maskat mbesin obligative për qytetarët e Kosovës.

“Në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ministritë e linjës, palët e interesit dhe ekspertët përkatës u miratua vendimi i ri për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”, thuhet në vendimin e Qeverisë. /Telegrafi/