Telegrafi

Masat e reja antiCOVID-19, vendimi për aktivitetet sportive

(Foto: ffk-kosova.com)

Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për masat e reja antiCOVID-19, të cilat do të hyjnë në fuqi nga data 7 prill 2021.

Derisa do të ndalohen aktivitete të shumta, aktivitet sportive për qëllime profesionale do të mbeten të paprekura, por ashtu siç ka ndodhur deri më tani, pa praninë e publikut.

Njëherësh, ato duhet të realizohen në përputhje me protokollet vendore dhe ndërkombëtare.

Lexo po ashtu Qeveria merr vendim, këto janë masat e reja antiCOVID-19 që zbatohen nga 7 prilli (Dokument)

“Lejohen aktivitetet sportive vetëm për qëllime profesionale në hapësira të mbyllura dhe të hapura pa prezencë të publikut, dhe të cilat duhet të realizohen në përputhje me protokollet vendore dhe ndërkombëtare sportive”, shkruan në pikën 35 të vendimit që iu referohet aktiviteteve sportive.

Përjashtimisht me këtë pikë, “ndalohet aktiviteti në hapësira të mbyllura të fitneseve dhe palestrave”. /Telegrafi/