Në kuadër të masave të reja anti-COVID, të miratuara sot nga Qeveria e Kosovës, lejohet grumbullimi i qytetarëve në ambiente të mbyllura deri në 30 persona, por që pjesëmarrësit duhet të posedojnë kartelën e vaksinimit, ose testin antigjen negativ jo më të vjetër se 48 orë. Në ambiente të jashtme deri në 70 persona, kurse funeralet do të lejohen vetëm me pjesëmarrës të familjes së ngushtë.
Ndërsa qëndrimi në ambiente të mbyllura duhet të respektohet distanca 1 metër dhe organizatorët duhet të kontrollojnë pjesëmarrësit për vaksinimin apo testimin.
Kurse në ambientet e jashtme lejohet grumbullimi deri në 70 persona, ndërsa po ashtu organizatori duhet të sigurohet për dëshminë e vaksinës apo testimit, si dhe të distancës 1 metër.
Funeralet do të lejohen vetëm me pjesëmarrës të familjes së ngushtë. /Telegrafi/