Masat e qëndrimit në shtëpi dhe mbyllja e bizneseve jo thelbësore ka pasur pak efekt në luftimin e coronavirusit në Evropë, thuhet në një studim.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të njëjtit shkencëtarë zbuluan se mbyllja e shkollave dhe ndalimi i të gjitha tubimeve masive funksionuan në ndalimin e shpërthimeve në të gjithë kontinentin.
Ndërkaq sa i përket Mbretërisë së Bashkuar studiuesit e Universitetit të Anglisë Lindore thonë se zbutja e politikës së qëndrimit në shtëpi dhe rihapja e disa bizneseve mund të jetë hapi i parë për të lehtësuar bllokimin.
Madje gjetjet hedhin në dyshim nëse bllokimi i plotë i Britanisë më 23 mars ishte i domosdoshëm.
Shkencëtarë të tjerë të lartë kanë pohuar se kriza e COVID-19 në Britani arriti kulmin dhe filloi të bie përpara se të fillonte bllokimi, duke argumentuar se politika drastike e No.10 për të mbyllur vendin ishte e gabuar.
Kryeministri britanik, Boris Johnson konfirmoi se rregullat e rrepta të vendosura do të fillojnë të lehtësohen të hënën./Telegrafi/
Studiuesit e UEA grumbulluan të dhëna nga 30 vende të ndryshme të Evropës, duke zbuluar afërsisht kur filluan secila prej shpërthimeve të tyre dhe kur i zbatuan masat për distancimin shoqëror.