Site icon Telegrafi

“Masala Bhangra”, fitness-i me ngjyrat e Indisë

Pas kinemasë, modës dhe kuzhinës, tani edhe fitness-i po merr ngjyrat e Indisë. Në palestrat e shumë vendeve po çmenden pas “masala bhangra” (një lloj kërcimi indian, i cili përbëhet nga dy fjalë indiane: Masala që do të thotë pikante dhe Bhangra, që është vallëzimi tradicional indian).

Ky lloj sporti është një aerobi e butë, që duket se po pushton edhe Evropën, shkruan revistaclass.

Është vetëm një tendencë e re, por edhe një mënyrë shumë e mirë për t’u njohur me një kulturë të largët. Ajo që vlen edhe më shumë është fakti se të ndihmon shumë në rigjetjen e linjave ideale të trupit, duke të lehtësuar nga kilet e tepërta.

Fitness-i indian është në kërkim të emocioneve, pasi nuk mjafton më vetëm rritja e adrenalinës, ndërsa duket se kanë dalë jashtë modës përzierjet latino-amerikane dhe afrikane. Pra, duket se nuk ka asgjë më të mirë se sa fitness-i indian për të hequr kilet e tepërta, në ritmet e tambureve, muzikës rege, hip-hop, salsa, etj.

Në bazë të kësaj aerobie, është shumë e rëndësishme të mësosh të lëvizësh çdo pjesë trupi dhe në harmoni. Kjo aerobi nxit të qenin i lirshëm gjatë lëvizjeve, të interpretosh sipas fantazisë dhe ndjesive personale muzikën, si dhe duke qenë e lire në stil. Varianti indian i aerobisë ka një avantazh të madh, pasi ndërthur shumë mirë jogën me vallëzimet indiane elegante, në kërkimin e sensualitetit të lëvizjes. 

Tërheqëse, argëtuese dhe e shëndetshme
Duart ngrihen lart, beli lëviz, trupi djersit si në një maratonë dhe energjia pozitive që të pushton është e pakrahasueshme, kur trupi kthehet në format e dëshiruara.

Ajo të bën të zbulosh feminilitetin dhe butësinë, lëvizjet janë më sensuale, sfondi është i këndshëm dhe argëtues.

Është një stërvitje, e cila të ndihmon në çdo sezon të vitit, sepse është mjaft argëtuese, të ndihmon të djegësh kalori, bën mirë edhe për ritmin kardiovaskular, tonifikimin e muskujve, si dhe të largon stresin. /Telegrafi/
 

Exit mobile version