Site icon Telegrafi

Masakron me dru 40-vjeçarin dhe të bijën, arrestohet 19-vjeçari.

Policia ka mundur të arrestojë 19-vjeçarin Adriatik Gjini, banor i Ksamilit, si autor të kësaj ngjarjeje, e cila dyshohet se ka ardhur në shenjë hakmarrjeje për kundërshtimin e lidhjes së Gjinit me vajzën e lënduar.

Dhuna është ushtruar me sende të forta, (dërrasë druri), duke i shkaktuar atyre dëmtime në trup e kokë. Mësohet se në gjendje më të rëndë është babai, ndërsa vajza adoleshente nuk ka pasur lëndime, që mund të rrezikonin shëndetin e saj.

Pas dhunës së ushtruar mbi 40-vjeçarin, autori Adriatik Gjini u largua nga vendi i ngjarjes për t’u bërë e mundur kapja dhe arrestimi i tij pas shtatë orësh. /Telegrafi/
 

Exit mobile version