Një masakër ishte ajo që ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë. Tetë persona mes të cilëve dy fëmijë, u shuan nga fisi Zykaj, në tre familje.
Dy të moshuar, Demir Zyka, vëllai i gjyshit të autorit 24-vjeçar, dhe bashkëshortja e tij Ferie, u ekzekutuan të parët në banesë.
Bashkë me ta, në shtëpi, Ridvan Zykaj vrau edhe djalin e 75-vjeçarit, bashkë me nusen e tij, Azem dhe Afërdita Zykaj.
Më tej, ka shkuar në banesën e djalit tjetër të vëllait të gjyshit të tij. Atje ka kryer edhe vrasjet më të rënda dhe më gjakftohta, dy fëmijë.
24-vjeçari vrau Besim Zykajn me gruan e tij Vasilikën, dhe dy fëmijët e çiftit, Sarën 17 vjeçe dhe djalin e vogël, Ledionin, 9 vjeç. Të gjithë kushërinj të autorit, të vrasësit makabër i cili u kap nga policia pas disa orëve arrati.
Report Tv raporton këtë mëngjes se vetëm tre meshkuj të familjeve Zyka kanë shpëtuar, të cilët nuk ndodheshin në shtëpi.
Nga familja e Besimit ka shpëtuar vetëm një djalë, ndërsa nga familja e Azemit dy djem, njëri nga të cilët ndodhet në Greqi. Ndërkohë djemtë që janë në Shqipëri nuk kanë qenë në banesë, ndërsa njëri prej tyre punonte në një restorant në qytetin e Vlorës.
Personat që Ridvan Zykaj i mori jetën
Ferie Zykaj, 72 vjeçe, (gruaja e Demirit)
Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit)
Sara Zykaj, 17 vjeçe (vajza e Besimit)
Ledjon Zykaj 9 vjeç (djali i Besimit)
Azem Zykaj (djali i Demirit)
Afërdita Zykaj (gruaja e Azemit)