Telegrafi

Masakrat në SHBA me armë europiane

Por nga ana tjetër kompanitë europiane u shesin armë amerikanëve. Një fakt i tille nuk është përmendur shpesh, por prodhuesit europiane të armëve kanë luajtur prej kohësh një rol negativ në masakrat e ndodhura në SHBA e janë ndër mbështetëset më të mëdha të Shoqatës Kombëtare të Armëve në Amerikë, transmeton “Deutsche Welle”.

Në masakrën e shkollës fillore ‘Sandy Hook’ në Konektikat, ku humbën jetën 20 fëmijë dhe tetë të rritur, u përdorën armë austriake nga kompania ‘Glock’ dhe armë gjermane të kompanisë ‘SigSauer’. Një armë e markës ‘Glock’ u përdor gjithashtu edhe në kinemanë e Auroras në Kolorado në Korrik 2012, ku u vranë 11 vete.

Një armë gjysmë-automatike e prodhuesve austriakë u përdor edhe në masakrën e janarit 2011 në Tukson, Arizona, ku humben jetën gjashtë persona dhe u plagos rëndë kongresistja Gabrielle Giffords. Dy armë të prodhuesit Italian Beretta u përdorën për të vrarë 14 persona në Binghamton, New York në prill të vitit 2009.

Dhe masakra më e rëndë e kryer nga një person i vetëm në historinë e SHBA-së është kryer gjithashtu me armë europiane. Ai që vrau 33 persona në Virginia Tech në vitin 2007 ishte i armatosur me një armë gjermane, Walther dhe një austriake, ‘Glock’.

Të gjitha armët ishin blerë në mënyrë të ligjshme. Kjo listë është vetëm maja e ajsbergut. Armët europiane nuk kanë luajtur vetëm një rol negativ në këto masakra, vazhdon artikulli, por mbeten gjithmonë mjaft të shitura në tregun amerikan. /Telegrafi/