Numri i të vrarëve në Filipine ka shkuar në 6 mijë persona. Kështu bëjnë të ditur mediat vendase.
Pas nisjes së aksionit kundër përdoruesve dhe shpërndarësve të drogës, presidenti Duterte ka “hequr qafe” plot 6 mijë persona.
900 mijë të tjerë janë dorëzuar në polici për të shmangur vdekjen, transmeton tema.
“Sapo kam nisur dhe s’kam ndërmend të ndalem deri sa të mbaroj punën me të gjithë”, kështu ka deklaruar Duterte.