Site icon Telegrafi

Masakra në Zelandë të Re, i armatosuri dëshironte të vriste ‘edhe shumë të tjerë’ – planifikonte edhe të digjte xhamitë

Një gjykatë në Zelandën e Re ka dëgjuar për herë të parë një deklarim zyrtar se si një terrorist që vrau 51 persona në dy xhami në Christchurch – planifikoi dhe ekzekutoi sulmet – dhe kishte për qëllim të digjte të dy vendet e adhurimit dhe të sulmonte edhe një të tretë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, detajet e sulmit u lexuan në fillim të një seance të sigurisë së lartë për të vendosur nëse burri australian që ka pranuar se ka kryer të shtënat masive do të dalë ndonjëherë nga burgu.

Dëshmitarët e masakrës më të rëndë të paqes në Zelandën e Re dhe të mbijetuarit e saj, po përballen për herë të parë në gjykatë me Brenton Tarrant.

Të gjitha paraqitjet e tij të mëparshme gjyqësore që nga sulmi terrorist në 15 mars të vitit të kaluar kanë qenë përmes lidhjes video nga burgu.

Tuarant, një i vetë-proklamuar si një supremacist i bardhë që transmetoi një pjesë të masakrës në Facebook, u shpallë fajtor në mars të këtij viti në 51 akuza për vrasje, 40 për vrasje në tentativë dhe një akuzë për terrorizëm.

Dhe të hënën, një prokuror lexoi versionin e ngjarjeve të autoriteteve, duke i treguar gjykatës detajet në të cilat Tarrant kishte planifikuar sulmet, blerë armët e zjarrit dhe jelekë të stilit ushtarak.

Ai, siç thuhet më tej, u transferua në Zelandën e Re nga Australia në vitin 2017 dhe filloi të planifikojë sulmet, duke hulumtuar xhamitë e ndryshme të Zelandës së Re, duke parë planet e ndërtesave që ai synonte të sulmonte dhe të bënte një udhëtim në Christchurch nga qyteti jugor i Dunedin, ku ai jetoi, dy muaj para masakrës. /Telegrafi/

Exit mobile version