Site icon Telegrafi

Masakra në Teksas, vrasësi kishte postuar një fotografi “paralajmëruese” dhe një përshkrim mbi të, disa ditë më parë (Foto)

Një postim në rrjetin social Facebook i vrasësit të në një kishë në Teksas, Devin Kelley është publikuar nga mediat e huaja.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një fotografi të cilën 26-vjeçari, i cili kreu një masakër në Sutherland Springs të dielën, ku gjetën vdekjen 26 persona.

Fotografinë në Facebook thuhet se ai e kishte postuar vetëm disa ditë para se të ndërmerrte veprimin kriminal.

Derisa kishte postuar një fotografi ku shihej një armë ai kishte shkruar: ‘Ajo është një bushtër e keqe’.

Gjithsesi nuk konfirmohet nëse kjo është arma e njëjtë e përdorur në sulm.

Të vdekurit shkonin në moshën prej pesë deri në 72 vjet, duke përfshirë vajzën 14-vjeçare të pastorit të kishës. Gjithashtu thuhet se një shtatzënë ishte një nga viktimat.

Kelley ishte një ish-anëtar i Forcave Ajrore të SHBA-ve dhe shërbeu në njësinë e saj të gatishmërisë logjistike në bazën ajrore të Holloman në New Mexico nga viti 2010 deri në shkarkimin e tij në 2014.

Ai ishte gjykuar në vitin 2012 me akuza për sulm ndaj gruas dhe fëmijës së tij. /Telegrafi/

Exit mobile version