Kur kanë kaluar rreth gjashtë muaj që nga masakra e ndodhur nga një sulm nga kati i 32-të i hotelit Mandalay Bay në Las Vegas, janë publikuar disa pamje interesante ku shihet sulmuesi Stephen Paddock, një javë para sulmit.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të cilat tregojnë momentin kur sulmuesi sjell 21 çanta të mbushura me armë në hotel, para masakrës.
Me njërën dorë në xhepin e tij, Stephen Paddock duket si çdo mysafir tjetër, ndërsa bisedon në mënyrë miqësore me një punëtor të hotelit.
Ndërsa në dorën tjetër mban një valixhe dhe së paku pesë të tjera janë në një karrocë për t’u dërguar në dhomën e tij.
Ajo që punonjësi i hotelit nuk e dinte në atë kohë, shkruajnë mediat, është se bagazhi i Paddock ishte i mbushur me armë dhe municion dhe mysafiri VIP ishte gati për të kryer vrasje masive.
Dhe askush nuk e di se çfarë e çoi Paddock, një 64-vjeçar pa histori kriminale, për të kryer masakrën, nga e cila përveç 58 të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur. /Telegrafi/