Telegrafi

Masakra në Kanada, del përpara gjykatës shoferi vrasës, reagon babai i autorit

Autori i sulmit akuzohet për vrasjen e 10 personave dhe plagosjen e 15 të tjerëve. Me të i pranishëm në gjykatë ishte dhe babai i agresorit i cili u shpreh se ndihet shumë keq për veprimin e të birit që shkaktoi tmerr ne rrugët e Torontos.

Babai i shoferit vrasës, i cili la 10 të vdekur dhe 15 të plagosur, duke hyrë me automjet në një turmë këmbësorësh, kërkoi falje për djalin e tij pas daljes nga gjykata.

Alek Minassian 25 vjeç, doli përpara gjykatës, ku u akuzua për vrasje të shkallës së parë dhe për 13 vrasje në tentativë.

Vahe Minassian, ishte ulur në rreshtin e parë, kur akuzat u lexuan kundër djalit të tij, përcjell javanews.al.

Djali i tij u akuzua për këto vrasje makabre ndërsa babai i autorit ishte i vetmi anëtar i familjes që erdhi në gjykatë, ndërsa nëna e të dyshuarit nuk ishte e pranishme.

“Na vjen shumë keq” ishte fjala e tij para gazetarëve pas daljes nga gjykata.

Sipas nënës së tij Sona Minassian, ajo tregoi i biri kishte Sindromën e Aspergerit, një formë autizmi.

Ndërkohë, kryeministri kanadez Justin Trudeau u shpreh se autoritetet nuk shohin kërcënim të sigurisë kombëtare.

Trudeau tha se Kanadaja do të bëjë gjithçka që mundet për t’i mbajtur qytetarët e saj të sigurt, duke qëndruar besnikë ndaj vlerave të saj.