Telegrafi

Masakra në Francë: Fjalët tronditëse të 11-vjeçarit, pas goditjes nga kamioni

Të paktën 10 fëmijë janë në mesin e të vdekurve që la pas masakra e Nice të Francës ku një person, që drejtonte një kamion, shtypi dhjetëra persona dhe qëlloi me armë mbi turmën e mbledhur për të festuar Ditën e Bastijes.

Lexo po ashtu Tmerr dhe terror në Nice – pamjet që tronditën botën (Foto/Video,+18)

Presidenti francez tha se shumë fëmijë janë ende “mes jetës dhe vdekjes”, shtruar në spital, për shkak të plagëve të marra.

Ky është heroi i tragjedisë në Nice (Video)

Një dëshmi tronditëse vjen nga gazetarja e “The guardian”, Angelique Chrisafis, e cila shkruan në profilin e saj në Twitter atë që i ka thënë një djalë 11-vjeçar, që ndodhet ende në spital, përcjell Panorama.

“Në kirurgjinë e Pediatrisë: “Gjëja më e keqe ishte numri i fëmijëve, dëmtimet, trauma serioze në kokë/gjymtyrë të thyer dhe emocion të ndjerë nga fëmijët”.

Ajo citon djalin, i cili pak pasi ishte goditur nga kamioni i kishte thënë gjyshit të tij: Jam duke ëndërruar gjysh? A po ëndërroj?

“Djaloshi 11 vjeçar, i hedhur për tokë e i lënduar në kokë nga kamioni, i tha gjyshit: ‘Jam duke ëndërruar, gjysh? A jam në ëndërr?’”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth tragjedisë në Nice të Francës