Të paktën 10 fëmijë janë në mesin e të vdekurve që la pas masakra e Nice të Francës ku një person, që drejtonte një kamion, shtypi dhjetëra persona dhe qëlloi me armë mbi turmën e mbledhur për të festuar Ditën e Bastijes.
Presidenti francez tha se shumë fëmijë janë ende “mes jetës dhe vdekjes”, shtruar në spital, për shkak të plagëve të marra.
Një dëshmi tronditëse vjen nga gazetarja e “The guardian”, Angelique Chrisafis, e cila shkruan në profilin e saj në Twitter atë që i ka thënë një djalë 11-vjeçar, që ndodhet ende në spital, përcjell Panorama.
“Në kirurgjinë e Pediatrisë: “Gjëja më e keqe ishte numri i fëmijëve, dëmtimet, trauma serioze në kokë/gjymtyrë të thyer dhe emocion të ndjerë nga fëmijët”.
Ajo citon djalin, i cili pak pasi ishte goditur nga kamioni i kishte thënë gjyshit të tij: Jam duke ëndërruar gjysh? A po ëndërroj?
“Djaloshi 11 vjeçar, i hedhur për tokë e i lënduar në kokë nga kamioni, i tha gjyshit: ‘Jam duke ëndërruar, gjysh? A jam në ëndërr?’”.