Site icon Telegrafi

Masakra e Teksasit ka një vrasës por ka dhe dy heronj – ata kanë marrë mijëra mesazhe falënderimi

Dy burra po konsiderohen si heronjtë e post-masakrës së Teksasit, pasi kanë ndjekur deri sa i kanë përmbysur makinën, autorin e vrasjeve.

Jonnie Langendorff i cili ndodhej brenda një makine të ndaluar në afërsi të kishës dëshmoi në polici se ai pa vrasësin dhe një person tjetër që dolën nga kisha duke shkëmbyer goditje me armë zjarri me njëri tjetrin.

Lexo po ashtu Vritet nga policia sulmuesi që vrau 27 persona në Teksas

“Vrasësi hipi me shpejtësi në makinë dhe u largua. Zotëria tjetër mu afrua dhe më tha: Ne duhet ta ndalojmë atë..”

“Kuptova që duhet të nisesha menjëherë. Ndërsa ndiqnim makinën e vrasësit, burri më shpjegoi çfarë kishte ndodhur në kishë”, dëshmoi Langendorff.

Ai shton se e ndoqi makinën e vrasësit me rreth 150 km në orë derisa vrasësi humbi kontrollin e mjetit dhe u përmbys, përcjell Dita.

“Pas kësaj ne thirrëm policinë dhe i dhamë vendndodhjen. Askush nuk e dinte, të gjithë po shkonin drejt kishës”, tha ai.

Autori i masakrës u gjend i vdekur brenda makinës. Ende nuk është e qartë nëse ka qëlluar veten aksidentalisht gjatë përmbysjes apo ka marrë plumba në trup gjatë shkëmbimit të zjarrit në kishë.

Ndërkohë Facebook i Langendorff është mbushur me mijëra mesazhe falënderimi.

“Ti je një hero i vërtetë amerikan. Zoti të bekoftë”, i shkruajnë atij.

Exit mobile version