Site icon Telegrafi

Masakra e Reçakut, Ambasada amerikane: Pikë kthese, nxiti botën të veprojë

Ambasada amerikane ka përkujtuar sot masakrën e Reçakut, gjersa theksojnë se qëndrojnë me popullin e Kosovës në përkujtimin e viktimave.

Ambasada amerikane në një postim në X shkruan se masakra e Reçakut nxiti botën që të veprojë.

“Sot, SHBA qëndron me popullin e Kosovës në kujtimin e viktimave të masakrës së Reçakut – një pikë kthese tragjike për njerëzimin që nxiti botën të veprojë. Ndërsa nderojmë viktimat, ne ripërtërijmë angazhimin tonë të përbashkët për të vërtetën, drejtësinë dhe pajtimin”, thuhet në postim.

Ndryshe, sot janë bërë 26 vjet nga masakra e Reçakut.

Mëngjesin e hershëm të 15 janarit 1999, u vranë mizorisht fëmijë, të rritur e pleq, në mesin e tyre edhe një grua e moshuar, trupi i së cilës ende nuk është gjetur.

Ngjarja e rëndë në Reçak nxiti reagimin e ndërkombëtarëve ku NATO vendosi të sulmoi caqet ushtarake policore serbe – bombardime këto të zgjatën 78 ditë.

Exit mobile version