Incizime nga diktafonë të braktisur kanë zbuluar fjalët e fundit të viktimave dhe vrasësve të tyre gjatë masakrës në sallën e koncerteve në Paris.
Për herë të parë, detaje që ndodhën gjatë masakrës janë zbuluar nga hetuesit në Paris.
Për më shumë se dy orë janë regjistruar urdhrat e terroristëve dhe lutjet e viktimave.
“A është ëndërr apo çfarë”, dëgjohet një viktimë në një moment.
Më vonë një tjetër spektator i lutet policisë: “Ju lutem mos hyni ose ata do të shkatërrojnë gjithçka”, transmeton syri.
Në një moment tjetër të tmerrshëm një sulmues dëgjohet duke thënë: “Ky është momenti i hakmarrjes sonë”