Site icon Telegrafi

Masakra e Kozarës, Kushtetuesja shpall të pafajshëm Luan Marrën

Çështja Luan Marra njihet për opinionin publik si “Masakra e Kozarës”. Pesë vite pas arrestimit dhe dënimit si autor i vrasjes se katërfishtë të vëllait dhe familjes se tij, Gjykata Kushtetuese rikthen Luan Marrën në gjendjen e prezumimit të pafajësisë dhe vendimet e tre niveleve të gjyqësorit i shpall antikushtetues. Rasti shënon një precedent unik të një individi të dënuar me burgim të përjetshëm në kushte të një procesi të parregullt ligjor.

Më 9 shkurt 2006 në fshatin Kozarë, në afërsi të Kuçovës, u vranë në shtëpinë e tyre tre pjesëtarët e një familjeje të re, ndërsa vrasja është konsideruar e katërfishtë, pasi njëra nga viktimat ishte një grua shtatzënë. Të vrarë nga të shtënat e një arme zjarri mbetën Shpëtim Marra 35 vjeç, bashkëshortja e tij Florie Marra shtatzënë dhe fëmija 2-vjeçar Artiol Marra, raportoi Ora News./Telegrafi/
 

Exit mobile version