Dy vjet pas masakrës së Durrësit, Dritan Dajti është në qeli, në përballje me drejtësinë e cila nga ana e saj, ende nuk ka dhënë vendimin për masën ndëshkimore ndaj tij.
Dritan Dajti pranoi autorësinë e tij për vrasjen e policëve dhe tha para drejtësisë se “policët iu dukën si grabitës dhe nuk kishin të veshur jelekë policie, gje e cila u hodh posht nga grupi hetimor”,raportoi Ora News.
Familjarët e viktimave kanë kërkuar dënimin maksimal ndaj tij por Gjykata e Krimeve të Rënda nuk e ka dhënë ende vendimin e saj./Telegrafi