Telegrafi

Masakër në Siri

Përmes një videoje, e cila nuk mund të verifikohet në mënyre të pavarur, shihen dhjetëra gra që qajnë mbi trupat e fëmijëve të tyre në një fushë në Guta-n Lindore, pranë një bazë të Mbrojtjes ajrore ne Muleiha, pak kilometra larg kryeqyteti, transmeton TCH.

Këto ishin bombardimet më të rënda të muajve të fundit; me avionë dhe predha artilerie, ndërsa në veri të vendit vijon avancimi i forcave opozitare, që javën e kaluar morën nën kontroll edhe një aeroport ushtarak të përdorur nga trupat e regjimit për nisjen e avionëve dhe helikopterëve bombardues. /Telegrafi/