Site icon Telegrafi

Trupa njerëzish me koka të prera nga masakra në një burg të Brazilit

 

Bandat e drogës shkaktuan një trazirë ku për pasojë mbetën kanë mbetur të vdekur 60 veta.

Aty thuhet se ka pasur edhe trupa njerëzish me koka të prera që janë hedhur mbi muret e burgut në dhunën më të përgjakshme që ka ndodhur në më shumë se dy dekada në sistemin e mbipopulluar të burgjeve në Brazil, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Sergio Fontes, shefi i sigurisë për shtetin e Amazona ka thënë se shumica e të vrarëve vijnë nga banda e drogës së “First Capital Command”, nga baza e Sao Paulo.

“Ky është një kapitull tjetër në heshtjen dhe pa mëshirën e luftës së trafikimit të drogës”, ka thënë ai.

Kjo ngjarje ka ndodhur nga bandat e drogës në Brazil që luftën e tyre e kanë zhvilluar brenda burgut. Dhuna kishte filluar natën vonë, por që situata ishte marrë nën kontroll rreth orës 7:00 të mëngjesit.

Masakra ka ndodhur në burgun e Anision Jobim, ku thuhet se disa nga të burgosurit kanë shfrytëzuar rastin që të arratisen.

Në anën tjetër burgjet braziliane janë të stërmbushura, ku mungon ushqimi dhe hapësira për të fjetur.

Ky burg ka 2 mijë e 230 të burgosur, ndonëse kapaciteti i tij sillet të jetë rreth 590.

Exit mobile version