Telegrafi

Masakër në Meksikë: Vriten 11 anëtarë të një familje

Persona të panjohur kanë vrarë 11 anëtarë të një familje në mesin e të cilëve dy fëmijë në pjesën qendrore të Meksikës kanë deklaruar autoritetet lokale.

Ata janë vrarë nga armët e zjarrit në pjesën malore të shtetit Puebla, transmeton agjencia e lajmeve franceze AFP.

Vrasja e shumëfishtë ka ndodhur në komunën El Mirador, ka thënë një zyrtar i Policisë.

Në këtë rast janë plagosur dy të mitur dhe janë dërguar në spitalin lokal.

Siç shkruan AFP, Policia po heton nëse kjo vrasje ka lidhje me krimin e organizuar.