Telegrafi

Masakër në koncertin e reperit amerikan: Një i vdekur dhe tre të plagosur! (Video)

Një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën gjatë të shtënave në një koncert të New Yorkut.

Rreth orës 22:00 sipas kohës sonë lokale, në “Union Square” të qytetit më të madh amerikan janë dëgjuar të shtëna në koncertin e reperit amerikan T.I.

Një person (36), identiteti i të cilit nuk u bë i ditur u vra gjatë sulmit, ndërsa një 34-vjeçar është në gjendje kritike, kurse një burrë (33) u plagos në stomak dhe një grua (26) u qëllua në këmbë, ka njoftuar policia e shtetit të New Yorkut, transmeton Telegrafi.

Mediat amerikane kanë raportuar se të shtënat kanë ndodhur “pas një grindjeje pas përfundimit të koncertit.

Në kohën e vrasjes dhe plagosjes në sallën e koncertit kanë qenë më shumë se njëmijë persona. /Telegrafi/