Telegrafi

Masakër mbi qen dhe mace, në prag të festivalit të mishit në Kinë (Video)

Në qytetin Yulin që ndodhet në regjionin Guangxi, brenda pak ditësh do të vriten mbi 10 mijë qen dhe mace.

Gjatë kohës sa zgjatë festivali i mishit, njerëz nga vende të ndryshme të Kinës, do të shkojnë në këtë qytet, ku do të blejnë kafshët dhe më pas do t’i hanë të pjekura, transmeton Telegrafi.

Organizatat që kujdesen për të drejtat e kafshëve, kanë kërkuar të ndalohet ky organizim tradicional, por nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.

Shumë qen dhe mace të futura të kafaze të vegjël, janë ekspozuar në treg, dhe do të shiten për çmime të konsiderueshme, varësisht nga pesha që kanë.

Në fotografitë e plasuar më poshtë, mund të shihni disa nga skenat ku shihen kafshët shtëpiake duke u prerë, pastruar dhe përgatitur për ushqim. /Telegrafi/