Janë shtuar masat e sigurisë para objektit të Gjykatës Themelore të Ferizajt ku për pak pritet të nis seanca gjyqësore në të cilën do të shpallet aktgjykimi lidhur me rastin e Zekerija Qazimit, imami që dyshohet se ka rekrutuar të rinjtë për organizatën terroriste ISIS.
Ai akuzohet për dy vepra penale rekrutim për terrorizëm dhe nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, njofton Klan Kosova.