Site icon Telegrafi

Masa të rrepta sigurie në Rinas, ekstradohet nga Turqia Dritan Rexhepi

Dritan Rexhepi, një nga emrat më të kërkuar të drejtësisë shqiptare, është ekstraduar këtë të mërkurë nga Turqia.

Ai ka mbërritur në aeroportin e Rinasit me avion, ku më pas, nën masa të rrepta sigurie, është transportuar drejt burgut 313.

Policia ka publikuar pamjet kur trafikanti i njohur si “mbreti i kokainës” është shoqëruar nga Drejtoria e Burgjeve, i shoqëruar me makina të shumta policie.

Exit mobile version