Në Kroaci janë konfirmuar 24 raste të reja të coronavirusit dhe numri i përgjithshëm është rritur në 442.
Karantina u shpall në zonat Murter dhe Betine, ndërsa janë ndërmarrë masa të rrepta në rrugë, duke vendosur policë të shtrirë me gjemba për shpimin e gomave të automjeteve.
Në një konferencë për shtyp, u konfirmua se një burrë nga Istria kishte vdekur nga coronavirusi, i cili u përcaktua pas një autopsie.
Më shumë se 2010 mjekët dhe stafi mjekësor nga Vinogorska janë në izolim, por nuk ka detaje rreth gjendjes së tyre shëndetësore.
Në 24 orët e fundit, 60 njerëz janë infektuar në Kroaci, ndërsa deri më tash 22 janë shëruar. /kp/Telegrafi/