Ndeshja e sotme Play – Off në Europa League në mes të KF Shkëndija dhe KF Gent, nga Belgjika, ka ndikuar që SPB e Shkupit të ndërmerr masa shtesë komunikacioni, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Për të mos patur pengesa dhe bllokime të mundshme, si edhe siguri në komunukacion, SPB e Shkupit do të ndërmerr masat e duhura për të siguruar komunikacionin, pastaj rregullim fizik të komunikacionit, ndërkaq nëse është e nevojshme, do të ketë edhe ridrejtim të komunikacionit./Telegrafi/