Telegrafi

Masa që gjeti në det mund t’ia sigurojë 500 mijë dollarë, nëse del të jetë pështyme balene që kërkohet shumë nga prodhuesit e parfumeve (Video)

Boonyos Tala-upara po beson se masa e verdhë që e gjeti në det, është pështyme balene që kërkohet shumë nga prodhuesit e parfumeve, që mund t’ia sigurojë deri në 500 mijë dollarë.

Kamerieri 44-vjeçar, ishte duke shëtitur në një plazh të Kos Samui të Tajlandës, kur e pa objektin me peshë prej afro dhjetë kilogramëve dhe e mori me vete, ngaqë iu duke shumë atraktiv, transmeton Telegrafi.

Prej qershorit të kaluar, ai kishte harruar se e ka në kopshtin pas shtëpisë, derisa ia tregoi një miku, i cili i tregoi për përmbajtjen dhe vlerën e mundshme në treg.

“Sipërfaqja ngjyrë ari, është e njëjtë me qiriun e shkrirë dhe pritet me lehtësi. Provova ta shkrija dhe u bë si vaj, pastaj u ngri përsëri” ka thënë Tala-Upara para vizitorëve në lokalin e tij.

Të vjellat e balenave, që gjenden shumë rrallë në det, shfrytëzohen nga prodhuesit e parfumeve luksozë, që era e tyre të mbajë për një kohë sa më të gjatë. /Telegrafi/