Telegrafi

Masa pas dështimit të planit amerikan

Plani prej 700 miliardë dollarësh i qeverisë u kundërshtua nga dhoma e përfaqësuesve.

Sekretari amerikan i thesarit Henry Paulson, thotë se tani urgjentisht nevojitet një paketë e re shpëtimi për të zgjidhur krizën financiare në SHBA.
Plani prej 700 miliardë dollarësh i qeverisë u kundërshtua nga dhoma e përfaqësuesve.

Presidenti Bush do t’i drejtohet publikut amerikan, pas mosaprovimit të paketës së shpëtimit.

Sekretari i thesarit Henry Paulson, ka premtuar se do të gjendet një plan i ri.

"Legjislacioni mund të ketë dështuar; kriza vazhdon, ky nuk është qëndrim përfundimtar", ishin fjalët e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, që nënkuptuan gatishmërinë e demokratëve për të rishikuar edhe njëherë mundësitë.

Por për momentin askush nuk e di se çfarë mund të përmbajë marrevëshja e re, ka deklaruar Henry Paulson, sekretari i thesarit do të thotë se diçka duhet bërë.

" Unë do të vazhdoj të punoj me udhëheqësit e Kongresit për të gjetur një rrugë përpara, për të aprovuar një plan përmbledhës për të stabilizuar sistemin tonë finaciar dhe për të mbrojtur popullin amerikan. Kemi shumë punë për të bërë dhe një gjë e tillë është shumë e rëndësishme dhe nuk duhet lënë të dështojë."

Presidenti Bush nuk ka qenë aspak efikas në këtë krizë dhe është e vështire të shihet sesi mund të ndryshojë një gjë e tillë — por ai do t’i drejtohet sërish kombit dhe ndofta do të rihapë edhe një herë procesin e rifillimit të përjekjeve për një plan të ri.

Asgjë nuk do të ndodhë sot në Kongres, pasi është ditë pushimi për një festë fetare të hebreje, por është bërë e njohur se ata deputetë që rrezikohen në zgjedhjet e nëntorit votuan kundër marrëveshjes.