Telegrafi

Masa lehtësuese për emigrantët shqiptarë në Greqi

Masat do të prekin emigrantët që për arsye të ndryshme nuk kanë arritur të marrin lejet e qëndrimit dhe as t’i rinovojnë ato.

Personat me precendentë penalë nuk do të përfitojnë nga masat e reja. Shqipëria ka një numër të konsiderueshëm emigrantësh në Greqi, një pjesë e të cilëve janë integruar në shoqërinë greke, ndërsa një pjesë vazhdojnë të përpiqen për tu pajisur me dokumentet e shtetit grek.

Greqia ishte nga vendet e para të emigracionit ekonomik shqiptar pas vitit 1990 dhe remitancat që vazhdojnë të sjellin në Shqipëri, pavarësisht nga ulja e ndjeshme, vazhdojnë të jenë të rëndësishme për familjet dhe ekonominë shqiptare. /Telegrafi/