Telegrafi

Masa e paraburgimit i zëvendësohet me arrest shtëpiak njërit nga të dyshuarit për vrasjet në Gllogjan

Njërit nga të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan në nëntor të vitit të kaluar, masa e paraburgimit i është zëvendësuar me arrest shtëpiak.

Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësja për informim e Gjykatës së Pejës, Tringa Zhuti.

Sipas Zhutit, dy të dyshuarve të tjerë, Gjykata Themelore e Pejës ua ka vazhduar paraburgimin.

Ndryshe, tre të dyshuarit për ngjarjen e 26 nëntorit në Gllogjan të Deçanit, ku  u vranë tre persona, ishin arrestuar më 11 dhjetor.

Në sulmin ndaj autobusit me nxënës, mbeti i vrarë shoferi dhe dy nxënës.