Site icon Telegrafi

Maruti Suzuki së shpejti do të prezantojë një tjetër risi

Maruti Suzuki së shpejti do të prezantojë një tjetër risi – Balenon e restauruar.

Baleno i rinovuar do të vjen me një ndryshim në pjesën e përparme, me drita të reja LED dhe parakolp të ndryshëm. Gjithashtu ka një kapak të modifikuar, dritat e pasme më të mëdha dhe një parakolp të ri të pasmë.

Përveç kësaj, klientëve do t’u ofrohet një gamë më e gjerë ngjyrash, rrota të reja aliazhi (deri në 16 inç) dhe pajisje më të pasura.

Ndryshime janë planifikuar edhe për pjesën e brendshme, në formën e një timoni të ndryshëm, panelit të përparmë dhe konzollës qendrore, panelit të përmirësuar të instrumenteve, dizajnit të ri të ulëseve të përparme, si dhe një sistemi të ri info-argëtimi me ekran (nga 7.0 në 9.0 inç). Gjithashtu, ka për herë të parë një ekran head-up (në versionin më të lartë).

Sa i përket motorit, nën kapak është një motor benzine 1.2 litra 90 kuaj fuqi, me një gjenerator të integruar startues (ISG), me një transmision manual me 5 shpejtësi ose AMT opsional.

Shitjet në Indi fillojnë më 23 shkurt, me Baleno të rinovuar që do të jetë në dispozicion me një gamë prej gjashtë ngjyrash: Pearl Arctic White, Splendid Silver, Grandeur Grey, Celestial Blue, Pulent Red dhe Luxe Beige. /Telegrafi/

Exit mobile version