Site icon Telegrafi

Martojnë bretkosat për t’i kënaqur zotërat e shiut

Mbi 2.000 krushqi kanë marrë pjesë në ceremoninë e martesës në mes bretkosës nuse me emrin “Bijuli”, që do të thotë “Bubullima” dhe bretkut dhëndër Barun, “Era”.

Amfibët më pas janë ushqyer me një drekë speciale të solemnitetit me miza dhe mushkonja.

“Dasma” është mbajtur sepse rajoni është duke vuajtur nga problemet me thatësirë kronike.

Një zëdhënës i autoriteteve lokale ka thënë: "Dasma ka kaluar për merak”.

"Ne shpresojmë se tani shiu më në fund to të vjen. Rajoni është tërësisht i përcëlluar dhe kemi nevojë për shi. Nuk dimë se çfarë tjetër të bëjmë”, ka përfunduar ai.

Exit mobile version