Site icon Telegrafi

Martojnë bretkosat për të thirrur shirat monsune

Dhjetëra banorë të qytetit Nagputa kanë marrë pjesë fundjavën e fundit në bashkimin e bretkosave Raja e Rani, shkruan gazeta “Times of India”. Nëse mund t’i besohet traditës, martesa e bretkosave në pajtim me traditave e zakoneve lokale i gëzon zotërat e shiut. Në kuadër të kësaj, disa martesa janë bërë në mes bretkosave këtë muaj në Indi si dhe në Bangladeshin fqinj.

Në fund të verës së nxehtë, India, dy të tretat e së cilës jetojnë në mjedise rurale, me padurim pret shirat monsune të cilat këtë vit janë vonuar për disa ditë, sipas shërbimit meteorologjik lokal.

Exit mobile version