Gruaja që shihni në foto është 35-vjeçarja që mbeti viktimë e aksidentit të rëndë mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Krane-Qafëbotë në dalje të Konispolit.
Balkan Web raporton se viktima Adriana Prendi ishte nënë e tre fëmijëve, ndërkohë që drama shtohet edhe më shumë për faktin se ajo një natë më parë kishte martuar vëllanë.
Mësohet se viktima bashkë me burrin, shtetasin Gëzim Prendi, i cili drejtonte mjetin, ishin duke u kthyer drejt Greqisë ku edhe jetonin, por u përfshinë në aksident. Ndërkohë i plagosur mbeti dhe një pasagjer, shtetasi Emanuel Gera, 37 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /Telegrafi/