Telegrafi

Martohet ylli i “The Queen’s Gambit”, Anya Taylor-Joy

Anya Taylor-Joy është martuar me Malcolm McRae në një ceremoni intime në gjykatë, sipas Page Six.

Ylli kryesor i hitit të Netflix “The Queen’s Gambit” u martua me McRae në ShBA përpara se të shkonte në Australi për të vazhduar xhirimet e “Furiosa”, vazhdimësi e “Mad Max: Fury Road”.

Aktorja, 26 vjeçe, fillimisht ndezi thashethemet se ishte fejuar me muzikantin dhe aktorin 27-vjeçar muajin e kaluar, pasi doli me një unazë diamanti.

Foto: Getty Images

Të sapomartuarit u panë të hënën në Sydney dhe Taylor-Joy, e veshur me një triko dhe xhinse, u pa duke mbajtur unazën e saj të fejesës.

Edhe pse ishin më të rezervuar, çifti besohet se kanë qenë bashkë që nga viti i kaluar.

Sipas burimeve të tjera të Page Six tani planifikojnë të kenë një ceremoni më të madhe kur të kthehen në ShBA.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Anya Taylor-Joy

Taylor-Joy dhe McRae bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në festën e ‘Oscars’ të Vanity Fair në shkurt.

Foto: Getty Images

“I thashë partnerit tim një ditë tjetër se ai ishte hobi im”, tha Taylor-Joy në një deklaratë atë kohë.

“Më në fund kam gjetur dikë që ulet dhe lexon me mua. Ne jemi në thelb 80 vjeç dhe shtatë në të njëjtën kohë, dhe funksionon shumë mirë”.

Foto: Backgrid

Nga ana tjetër, McRae po ashtu kishte shprehur haptazi dashurinë për aktoren duke thënë: “Jam krenar për këtë vajzë”. /Telegrafi/