Telegrafi

Martohet ylli i “Little Miss Sunshine”, Abigail Breslin

Aktorja e njohur, Abigail Breslin ka bërë një hap të rëndësishëm.

Ylli i “Little Miss Sunshine”, 26 vjeç, hyri në Instagramin e saj të dielën (29 janar) për të njoftuar se është martuar me partnerin e saj, Ira Kunyansky.

Breslin e cila u fejua me Kunyansky vitin e kaluar zbuloi lajmin me një foto ku tregonte unazën e martesës teksa iu drejtua fansave me mbishkrimin: “Vajza juaj u martua”.

Ndërkohë bashkëshorti i saj i ri ndau në Instagram një foto nga ceremonia e martesës.

“E dua gjysmën time”, ka shkruar ai sipër postimit.

Abigail dukej e mahnitshme me një fustan të bardhë mëngë prej tyli, ndërsa Ira mund të shihej me një kostum të zi pranë saj.

Ira gjithashtu ndau me fansat një numër fotosh dhe një video të realizuar nga të ftuarit e tyre, ku ata shihen duke u puthur në altar si dhe kërcimin e tyre të parë.

Në një foto tjetër të ripostuar, çifti u pa nën një altar të gjelbër të zbukuruar me trëndafila rozë.

Mijëra fansa dhe miqtë e Abigail ishin të emocionuar për lajmin, të cilët e uruar me komente në rrjetet sociale.

Çifti njoftoi fejesën e tyre gati një vit më parë, dhe janë të lidhur që nga viti 2017.

Është një fund i lumtur për aktoren, e cila zbuloi vitin e kaluar se ishte një e mbijetuar e dhunës në familje dhe se marrëdhënia e saj e mëparshme abuzive e bëri të ndihej sikur “meritonte pak”.

Ylli – i cili fitoi famë në vitin 2006 kur luajti në filmin “Little Miss Sunshine” – tregoi historinë e saj në Instagram duke deklaruar se ishte me dhunuesin për dy vjet dhe ishte rrahur rregullisht dhe e mbyllur në dhoma.

Ajo mori vendimin për të treguar historinë e saj gjatë Muajit të Ndërgjegjësimit për Dhunën në Familje dhe shprehu shpresën e saj për të ndihmuar ‘disa njerëz të ndjehen të vetmuar’. /Telegrafi/