Telegrafi

Martohet vajza e bosit të naftës, shihni sa i kushtoi vetëm fustani! (Foto/Video)

Vajza e një oligarku çeçen të naftës në ditën e martesës së saj ka pasur të veshur një fustan që ka kushtuar hiq më pak se 300 mijë dollarë, fustan ky që thuhet se është dizajnuar nga libanezi, Zuhair Murad.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, studentja Elina Bazhaeva, 21, u martua me sipërmarrësin Bek Ali Khan Mamakaev, 25, në qytetin-shtet të Monakos.

Lexo po ashtu Dhëndri miliarder, vjehrri edhe më miliarder – kështu dukej dasma që pushtoi mediat botërore (Foto/Video)

Po sipas medieve të huaja, çifti u takuan në shkurt të këtij viti dhe Mamakaev i kishte propozuar Bazhaevas, vetëm dy muaj më vonë.

Dhëndri u diplomua në një universitet në Londër dhe flet rrjedhshëm gjashtë gjuhë. Ai është trashëgimtar i Alikhan Mamakaev, kreut të grupit të “Dorchester Finance” dhe “Alima Cozmetics”, dhe bashkë-pronar i disa kompanive të të atit.

Edhe Elina Bazhaeva gjithashtu vjen nga një familje e shquar dhe është vajza e biznesmenit Musa Bazhaev, 49, president i “OJSC Alliance Group”.

Dasma u zhvillua në restorantin ekskluziv “Le Louis XV” në Monte Carlo, në të cilën ceremoni morën pjesë vetëm 100 të ftuar, numër i vogël sipas standardeve çeçene. Dhëndri thuhet se ishte i pranishëm në sallën e festimit në vend që të mbahej larg nga nusja e tij.

Prindërit e Bazhaevas, Musa dhe gruaja e tij Luisa, duke ndjekur traditat, nuk kanë marrë pjesë në ceremoni. /Telegrafi/