Dhëndri i njohur vetëm si Ssemanda nga Kampala e Ugandës, ka marrë për nuse dy motra, ndërsa ka bashkëshorten në shtëpi me të cilën vuri kurorë para 20 vitesh.
Meqenëse kurrë nuk kishte organizuar ceremoni martesore, 48-vjeçari vendosi ta bënte një të vetme, pasi nuk kishte të holla për më shumë, transmeton Telegrafi.
“Gratë e mia nuk janë xheloze, sepse kanë shtëpi të ndara dhe unë punojë shumë, që të kujdesem për të gjithat njëjtë”, ka thënë Ssemanda.
Bashkëshortja me të cilën ka pesë fëmijë, ka qenë e pajtimit për martesën e re, si dhe shprehu dëshirën që edhe ajo të vishet me fustanin e bardhë. /Telegrafi/