Prezantuesja e njohur nga Shqipëria, Fatma Methasani, ditën e djeshme (e mërkurë) festoi ditëlindjen e 26-të.
Në ditën speciale, ajo pranoi propozimin për martesë nga partneri i saj, Alfio Rrotani.
Kjo u bë e ditur përmes disa postimeve që ka ndarë në rrjetet sociale, duke publikuar pamje nga momenti i veçantë.
Fotografitë në fakt u publikuan nga i dashuri i Fatmas, Alfio, i cili tregon se moderatorja pranoi propozimin e tij.
“Ajo tha PO”, ka shkruar ai.
Krahas postimit, urimet dhe reagimet nga miqtë dhe fansat ishin të shumtë.
Ndërkaq, Fatma dhe Alfio jetojnë së bashku prej vitesh dhe në fillim të këtij viti mirëpritën fëmijën e parë. /Telegrafi/