Telegrafi

Martohet portieri i Romës, kjo është gruaja super seksi e polakut (Foto)

Wojciech Szczesny ka filluar pushimet si në ëndrra duke u kurorëzuar me Marina Luczenko.

Reprezentuesi polak ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram të martesës.

“Dita më e bukur e jetës sime. Dita më e rëndësishme në jetën tonë. Unë jam njeriu më i lumtur në tokë, kur u njoftova me gruan time!”, ka shkruar në Instagram, Szczesny.

Kujtojmë se Szczesny është lënë jashtë skuadrës së Polonisë për Euro 2016, ndërsa nuk dihet ku do të vazhdojë karrierën pasi është i huazuar te Roma nga skuadra e Arsenalit. /Telegrafi/