Aktori i njohur Sean Bean është martuar sot me të fejuarën e tij, Ashley Moore.
Martesa si ceremoni nuk është diçka e re për të, ngase kjo është plot hera e pestë që aktori martohet. Plot pesë herë para altarit, ndërsa është bërë i njohur tashmë për martesat e tij të dështuara.
Sot (e premte) ai ka kurorëzuar dashurinë e tij me Ashleyn, e cila është plot 26 vite më e re se ai. Në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi e çiftit gjatë dasmës në dukje me ngjyrat bardhë e zi.
Sean Bean ishte martuar më parë në vitet 1981, 1988, 1990 dhe 2006. /Telegrafi/